I arrestohet djali në Itali, koloneles shqiptare në Turqi i hiqet pasaporta diplomatike dhe kthehet në atdhe

Ministria e Mbrojtjes urdhëron kthimin në Shqipëri të atasheut shqiptar në Ankara, koloneles Razije Mehmeti.

Shtabi i Përgjithshëm i FA ka propozuar kthimin e menjëhershëm të kolonele Mehmetit në atdhe dhe nxjerrjen e saj në dispozicion, kjo ‘për një ngjarje të papëlqyeshme të një familjari të koloneles” por pa sqaruar më shumë.  Burime për “Gazeta Express’ konfirmojnë se djali i saj është përfshirë në një ngjarje në Itali, por pa dhënë më shumë detaje lidhur me të, çka ka sjellë edhe penalizimin për të ëmën.

“Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve është informuar nga autoritetet shqiptare në rrugë diplomatike, për një ngjarje të papëlqyeshme të një familjari të atasheut ushtarak të Shqipërisë në Ankara, kolonel Razije Mehmeti. Në dijeninë tonë, me marrjen e këtij informacioni, autoritetet shqiptare i kanë hequr pasaportën diplomatike dhe natyrisht duke lejuar autoritet italiane që të ndjekin procedurën për zbatimin e ligjit. Shtabi i Përgjithshëm i FA ka propozuar kthimin e menjëhershëm të kolonele Mehmeti në atdhe dhe nxjerrjen e saj në dispozicion”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që në lajmet italiane citohet se Ilir Mehmeti është arrestuar në tetor të vitit të pas një urdhri të prokurorisë së Leçes për akuza të trafikimit të lëndëve narkotike. /Gazeta Express/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?