I arrestuari i 7-të për grabitjen në Rinas “kyç” gojën para gjykatës
Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg Hasan Kanacin, i arrestuar i 7 për grabitjen në Rinas në 9 prill. Para trupit gjykues, 48 -vjeçari ka qëndruar i heshtur para gjykatës dhe nuk ka pranuar të flasë.
Kanaci, i cili dyshohet se ndihmoi nga brenda aeroportit grabitësit e miliona eurove, u arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda 3 ditë më parë.
Gjatë ndalimit të tij janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë, por pa dhënë saktë vlerën e sekuestruar. Flitet se sasia e parave të sekuestruara është 100 mije euro.
Kanaci ishte punëtor i aeroportit në pjesën cargo ku përpunohen mallrat në aeroport. Ai dyshohet se ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjen e tyre. Fillimisht 48 vjeçari u shoqërua në ambientet e policisë, ku nuk k apranuar se ka lidhje me ngjarjen dhe ka kërkuar një avokat.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim” ” Grupi i strukturuar kriminal” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

