“I arrestuari në Shkodër, darkë me deputetin e PS dhe shefat e policisë”

Erogen Vaso Brajoviç është një prej të arrestuarve nga Policia e Shtetit në aksionin e zhvilluar tre ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Brajoviç është një emër i njohur në Shkodër për shkak se ka qenë ish-futbollist i Vllaznisë për disa vite, më pas anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një ditë më parë një foto ku Brajoviç ishte krah Erion Veliajt dhe tha se ata të dy ishin miq.

Mirëpo motra e të arrestuarit e përgënjeshtroi menjëherë foton duke deklaruar se foto ishte bërë në dasmën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo Berisha ka vazhduar me akuzat e tij ditën e sotme duke publikuar një tjetër foto ku i arrestuari në aksionin policor në Shkodër, duket se darkon me deputetin e PS dhe shefat e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Brajoviç është drejtues i PBDNJ në qarkun e Shkodrës.

Postimi i plotë i Berishës:

Krimi dhe pushteti!
Erogen Vaso Brajovic me deputetin Harusha dhe ne darke me shefat e komisariatit te Shkodres! sb”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?