I bënë atentat në plazhin afër Romës, vdes pas 4 ditësh në spital shqiptari

38-vjeçari shqiptar, Selavdi Shehaj nuk ia ka dalë të mbijetojë 4 ditë pas atentatit në plazhin e Torvaianica, afër Romës.

Shehaj u qëllua nga dy të maskuar teksa ishte në plazh, dhe në atë moment po pastronte argjinaturën e kanalit pranë uzinës.

Dy autorët u afruan me skutera dhe një prej tyre e qëlloi dy herë në shpinë Shehaj. Ai u transportua menjëherë në spital ku në një operacion të vështirë 4 orësh i hoqën plumbat.

Mediat italiane shkruanin se Selavdi Shehaj ishte me precedent penal për trafik droge, kishte bërë edhe burg, si dhe njihej për lidhjet me ish-kapon e tifozëve të Lazios Fabrizio Piscitelli që drejtone një grup të trafikut të drogës, por edhe ai ka përfunduar i vrarë kohë më parë.

SHKARKO APP