I bien të fikët në protestë, Halim Kosova i jep ndihmën e parë

 

Deri tani protesta nuk është shoqëruar më ndonjë incident të rëndë apo të lënduar.

Por ka pasur një ngjarje të pazakontë, teksa, një prej protestuesve të Partisë Demokratike humbi ndjenjat gjatë protestës së sotme para parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht atij i kanë ardhur në ndihmë disa protestues, të cilët e kanë larguar nga turma dhe e kanë vendosur pranë murit rrethues të parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ish- kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, i cili ndodhej në këtë protestë është afruar për t’i ardhur ndihmë protestuesit që i kishte rënë të fikët.

Pas ndihmës së doktor Halim Kosova, po ashtu edhe ish-ministër i Shëndetësisë, gjendja e protestuesit është përmirësuar.

Të afërmit e tij e kanë transportuar atë më pas drejt spitalit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?