I biri pagoi me jetë krimet e të atit, Avni Majollari nuk do t’i shkojë në varrim

FOTO: Viktima Mario Majollari dhe i ati, Avni Majollari

Mario Majollari u vra mbrëmjen e djeshme në moshën 28-vjeçare nga hasmi i babait të tij, babait që e kishte braktisur që në vogëli dhe sot gjendet i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje me paramendim.

I dënuari Avni Majollari nuk ka kërkuar leje për ta përcjellë djalin e vetëm për në banesën e fundit. Si rrjedhim, ai nuk do  të jetë i pranishëm në jetën e vështirë të të birit as dhe në çastin e fundmë. Sipas burimeve, Avni Majollari ka konflikt me familjen e ish-gruas, nënës së Marios, pasi ka vrarë kushurin e saj vite më parë; në vitin 2000 ai qëlloi për vdekje Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në rrugën e Dajtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kësisoj, Mario Majollari, varroset sot me dhimbje nga nëna e tij që e rriti e vetme me peshën e madhe të frikës së hakmarrjes mbi djalin për krimet e kryera nga i ati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mario ishte kthyer në Shqipëri i detyruar nga rrethanat: atij nuk iu pranua kërkesa për azil në Suedi, pavarësisht se e kishte të argumentuar me prova të gjalla se hasmëritë që kishte hapur i ati i burgosur ishin ende rrezik për jetën e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?