I biri u v@a pa faj teksa po pinte kafe, nëna e Marselit: Autorët të var@n në mes të qytetit

Kanë kaluar 80 ditë nga vrasja e trefishtë e ndodhur në Memaliaj, dhe ende policia dhe organet ligjzbatuese nuk kanë një emër konkret apo të dyshuar si autor të kësaj ngjarje. Fatbardha Çela, nëna e Marsel Çelës i vrarë në atentatin e 20 korrikut në Memaliaj i cili ishte duke pirë kafe në lokal, në momentin që ndodhi atentati ka kërkuar me ngulm dënimin e autorëve të vrasjes së të birit. Ajo ka thënë se policia deri më tani nuk ka bërë detyrën e vet.

”Jemi të shqetësuar dhe vetë të pasigurtë autorët që gjuajtën duhet të varen në mes të Memaliajt dhe të jepet mesazh për të tjerët që mos të vrasin njerëz të pafajshëm. Djali më erdhi nga Gjermania për tu vrarë në Memaliaj. Punonte aty dhe kishte ndërtuar jetën. Duam që autorët të gjenden dhe te varen në sy të njerëzve”, tha ajo.

Gledio Muka, 36 vjeç, dhe Marsel Çela, 47 vjeç, humbën jetën tragjikisht në atentatin në Memaliaj, ku shënjestër ishte babai i Andrea Kalemit. Faji i tyre i vetëm ishte se ndodheshin në kohën dhe vendin e gabuar. Çela ka qenë duke konsumuar një kafe në qetësinë e asaj mbrëmje. Ai jetonte pranë atij lokali, e në kafen e zakonshme, nuk e kishte menduar kurrë se mund të gjente vdekjen.

SHKARKO APP