I blen armën një shqiptari në Itali, për të vrarë nënën e të dashurës

 

Dëshmi tronditëse nga një i ri italian.

Antonio Tagliata, i cili ka pranuar vrasjen e mamasë të së dashurës së tij, Roberta Pierini dhe plagosjen e burrit të saj Fabio. Ai tha se armën ia kishte blerë një shqiptari për 45 euro në Ankona dhe se bashkë me armën ka blerë edhe 86 fishekë, të cilët i ka hedhur në koshin e mbeturinave, pas kryerjes së krimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 7 tetor në Ankona, ku Antonio Tagliata pasi kishte takuar të dashurën e tij, i kishte nxjerrë pistoletën, duke i kërkuar që ajo ta vriste, pasi nuk mund të pranonte ndarjen, siç kërkonin prindërit e vajzës.

Sipas hetuesve, vajza i ka thënë atij të shkonin në shtëpi dhe të sqaroheshin me prindërit e saj, ku pas një sherri me të atin e vajzës, i riu ka humbur kontrollin dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Autoritetet italiane tregojnë se i riu më parë ka tentuar vetëvrasjen, dhe ka qenë nën mbikëqyrje të rreptë, duke u ndjekur nga një psikiatër dhe një psikolog.

SHKARKO APP