I bllokuan rrugën Ramës, shoqërohet nënkryetarja e bashkisë Lezhë dhe 10 persona të tjerë

Nënkryetarja e bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku dhe 10 persona të tjerë janë proceduar dhe shoqëruar në polici për tubim të paligjshëm dhe bllokim të rrugës.

Paraditen e sotme, dhjetra banorë të Lezhës dhe Shkodrës bllokuan superstradën në hyrje të qytetit të Lezhës aty ku kalonte kryeministri Edi Rama për disa takime në Vaun e Dejës dhe Pukë.

Qytetaret të mbështetur dhe nga përfaqsues të opozitës qëndruan në rrugë për  rreth 1 orë, duke  sjellë edhe përplasje me forcat e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përballë rezistencës së qytetareve eskorta e kryeministrit u detyrua të devijojë rrugën dhe të kalojë në një rrugë dytësore për të shkuar drejt Vau Dejës.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?