I bllokuar mes borës me 1000 krerë bagëti, blegtori: Dua ndihmë

Që prej mbrëmjes së djeshme një blegtor ka ngelur i bllokuar në fshatin Tolar, të Kelcyrës, ndërsa ai apelon për ndihmë.

Ai ndodhet i bllokuar nga dëbora me mbi 1000 krerë bagëti dhe pa asnjë lloj ndihme.

Në një kohë kur në këtë zonë trashësia e borës arrin mbi 70 cm, blegtori tha se ka telefonuar në Bashki për të kërkuar ndihmë, por deri më tani askush nuk i ka shkuar në stan.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në fshatin Tolar, jemi bllokuar bashkë me bagëtitë. S’më ka ardhur asnjë ndihmë. Do t’ju sjell video. I kam kërkuar ndihmë bashkisë. I mora në telefon dhe asnjë ndihmë. Vetëm kryetari i Bashkisë më mori në telefon. Jam këtu i bllokuar që në orën 22:00 këtu”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?