I burgosuri letër drejtorit, e publikon në media…(FOTO)
Një i burgosur në burgun e Krujës, i ka dërguar një letër drejtorit të burgu, pasi kërkon që të takon nipin e tij. I burgosuri në letër shkruan se i ka dërguar disa herë, por nuk i është kthyer përgjigje. Ai thotë se po shkruan ëmbël e ëmbël, por asnjë nuk ka bërë asgjë për ta lënë në takim, siç bëjnë të gjithë të burgosurit e tjerë.
Letra e plotë
Zoti shef i policisë, të lutem është e gjashta kërkesë që po të bëj, më lini më u takuar me nipin tim. Leonard Gjergji kat II GODINA I, është djali i vëllait, ju kam shkruar, ju drejtor ëmbël e ëmbël, e asnjë, se rruat të më realizoni kërkesën time. Ishalla do dreqi e i thotë zotin e më lini të shtunën, se ju keni nxjerr vet Lixh/Rren për takime të shtunën me të afërmit në institut. Çudi e madhe i nderuar zotëri, të gjithë shqiptarët gënjejnë e sillen keq me njëri tjetrin.

KOHA JONË SONDAZH

