I burgosuri Piroli: Mandati i Ndokës më takon mua

 

Kastriot Piroli, ish –drejtori i hipotekës së Kurbinit, (i dyti nga e majta në të djathtë në foto) i dënuar nga gjykata për shpërdorim detyre pretendon mandatin e lënë nga Arben Ndoka. Piroli është pjesë e listës së kandidatëve të PS për deputetë në qarkun e Lezhës. Ai u arrestua për abuzim me detyrën si drejtor i hipotekës së Kurbinit. Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar dhe ai ka bërë dy muaj burg. Por Piroli thotë se vendimi i gjykatës nuk është i formës së prerë dhe ai e ka ankimuar çështjen në Apel. Për këtë arsye, ai thotë se mandati i takon atij.

“Unë nuk jam tani në burg. Kam bërë dy muaj burg nga arrestimi në mars për shpërdorim detyre. Pastaj gjykata vendosi lirim të menjëhershem pasi kishta bërë burg të mjaftueshëm. Unë nuk jam dënuar me vendim të formës së prerë, pasi çështja është në Apel. Në këto kushte, bazuar në Kushtetutë, mandate është ii mi dh eunë e pranoj atë”, është shprehur Piroli për Shqiptarja.com.

Ai tha se për këtë cështje nuk ka diskutuar me kryeministrin Rama. Por shprehu bindjen se ligjërisht mandati i takon atij. 

Mandatin e Ndokës e pretendon edhe kandidati tjetër, Eduard Ndocaj. Ai ka kaluar me PDK -në e Nard Ndokës, pas akuzave të forta që hodhi në drejtim të kryeministrit Rama. Nga lista e Lezhës pritet që mandatin ta lërë edhe Armando Prenga, i arrestuar për plagosje me dashje, armëmbajtje pa leje e kanosje. Ai ka deklaruar se do ta lërë mandatin në përfundim të gjyqit, por Prenga do ta humbiste mandatin nëse Gjykata e Lartë do ta dënonte atë. 

SHKARKO APP