I burgosuri vetëmbytet me çarçaf/ ILD: Po verifikojmë veprimtarinë e gjykatave

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani bën me dije nisjen e verifikimeve nëse kanë vepruar apo jo gjykatat konform ligjit në dosjen gjyqësore ndaj Bilibil Hasanit, i cili mbahej në paraburgim prej tre muajsh për akuzën e vjedhjes. Metani thotë se pas vetëvrasjes së Hasanit ILD, “Po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural” . I paraburgosuri i dha fund jetës në qelinë e 313 duke u vetëmbytur me çarçaf, ndërsa u raportua se ai kishte vjedhur 12 mijë lekë dhe se për këtë ngjarje ai u arrestua në muajin dhjetor 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?