I dehur dhe me armë në makinë, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi lëvizte me armë me vete në gjendje të dehur.

Bëhet me dije se i arrestuari është identifikuat si Julian Gjoshi, banues në Shijak. I riu rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Po ashtu, është proceduar penalisht dhe  E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni se Gjoshi kishte armë dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.

Arrestimi i 23-vjeçari u krye pasi autoritetet kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin Julian Gjoshin dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore

SHKARKO APP