I dehur në timon, 43-vjeçari nga Tirana tenton të korruptojë policin

Një 43-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga, pasi tentoi t’iu jepte ryshfet efektivëve të Policisë Rrugore.

Sipas uniformave blu, në rrugën “Isuf Elezi” është ndaluar drejtuesi i një automjeti, pasi po udhëtonte në mënyrë të çrregullt. Pasi iu bë testi rezultoi se shtetasi E. B. po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 0.91 mg/l testi i dytë.

Teksa efektivët po kryenin veprimet policore, drejtuesi i mjetit iu ka ofruar ryshfet 10 euro, me qëllim shmangien e penalizmit për shkeljen e kryer. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 43 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?