I dehur në timon kundërshton edhe policin, pranga shoferit dhe pasagjerit në Vlorë

Dy persona kanë rënë në pranga pasi njëri prej tyre drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa bashkë kundërshtuan punonjësin e policisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Denis Zeneli, 31 vjeç, banues në Vlorë, (nën efektin e pijeve alkoolike) dhe Kiço Zeka, 35 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Drejton mjetin nën efektin e pijeve alkoolike si dhe kundërshton punonjësit e policisë së bashku me shokun pasagjer, arrestohen nga Policia!
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në DVP.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Denis Zeneli, 31 vjeç, banues në Vlorë, (nën efektin e pijeve alkoolike),
Kiço Zeka, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi Denis Zeneli, nga kontrolli i ushtruar prej shërbimeve policore më aparatin Drager, ka rezultuar se drejtonte mjetin tip “Audi”, nën efektin e pijeve alkoolike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si dhe sëbashku me shtetasin pasagjer Kiço Zeka, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për të ushtruar detyrën e tyre.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ dhe ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim’, të parashikuar nga nenet 291 dhe 236/2 e 25 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?