I dehur tapë në autostradë në korsinë e kundërt. 1 i vdekur dhe dy të plagosur

 

Kaq tapë ka qene sa ka hyre me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar dhe goditur makinen qe vinte ne korsine e vet.Një aksident rrugor ndodhi ne mesnatë në autostradën Tiranë – Durrës, pranë mbikalimit të këmbësorëve në Shkozet. Për pasojë 32 –vjeçar humbi jetën, ndërsa 2 persona të tjerë u plagosën rëndë. Policia tha se aksidenti u shkaktua nga një autoveturë që kishte hyrë në krah të kundër në autostradë. Ajo drejtohej nga Mirand Lala, 42 vjeç nga Maminasi, i cili rezultoi në gjendje të dehur. Mjeti i tij një fuoristradë Mercedes Benz me targa AA 288 MM u përplas me mjetin Reno Megane me targa AA 800 BZ me drejtues shtetasin Artur Shima, banues në Durrës, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Një vajzë me inicalet A.B. 30, pasagjere e tij, është në gjendje të rëndë. U plagos edhe një burrë me inicialet Q.K 58 vjeç, pasagjer në makinën e Mirand Lalës, i cili u arrestua në flagrancë, si shkaktar i aksidentit të rëndë. 

SHKARKO APP