I denoncoi të vjedhur, digjen dy makina në Vlorë
Aktualitet E Shtunë, 7 Gusht 2021 06:44
Dy mjete janë gjetur të djegur në Bunavi të Vlorës. Informacioni praprak i policisë bën të ditur se bëhet fjalë për një fugon dhe një mjet tip Golf.
Fugoni i mallrave në pronësi të A. A., është denoncuar këtë mëngjes i vjedhur nga pronari, ndërsa Golfi rezulton me targat e një tjetër mjeti.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

