I dënuar me 10 vjet burg për prostitucion, ekstradohet nga Greqia

Interpol Tirana ekstradoi nga Greqia drejt Shqipërisë shtetasin në kërkim Jorgo Sopaj.

Ky shtetas, banues në Fier, është i dënuar nga Gjykata e Apelit me 10 vite burg.

Sopaj akuzohet për kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe ishte dënuar në mungesë, çka solli edhe prangosjen e tij në Greqi si dhe ekstradimin për të kryer dënimin.

SHKARKO APP