I dënuar me 12 vite burg, ekstradohet nga Gjermania 36-vjeçari
36-vjeçari, Andi Janko, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania ditën e sotme.
Autoritetet bëjnë me dije Andi Janko, banues në Korçë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në mars të vitit 2017 është dënuar me 12 vite burg për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.
“Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden Gjermani, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Gjermani i shtetasit Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë”, njofton policia.
36-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.