I dënuar me 2 vite burg, Llalla kërkon pezullimin në Gjykatën e Lartë
Adriatik Llalla i kërkon Gjykatës së Lartë të pezullojë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila e ka dënuar me 2 vite burg. Kjo kërkesë është shqyrtuar më herët edhe nga dy gjykatat e shkallës së Parë dhe Apelit, por është rrëzuar prej tyre.
E njëjta kërkesë ka shkuar në Gjykatën e Lartë, e cila ka caktuar datën 22 prill për ta shqyrtuar dosjen. Ish-kryeprokurori thotë se çuarja e tij në qeli mund të sillte pasoja për shëndetin për shkak të një sëmundjeje që ai vuan prej kohësh.
Llalla ndodhet në Itali, vend ku u vetëdorëzua pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar. Ai ndodhet në mbikqyrje nga autoritetet italiane në pritje të vendimit që do të marrë gjykata pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.