I dënuar me 25 vjet burg, Genc Tafili ekstradohet nga Gjermania

ËNga Gjermania drejt vendit tonë, është ekstraduar Genc Tafili, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Zylyftarit. Ai u arrestua në Gjermani më 4 Janar.

Tafili u lirua me kusht nga ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, por në Maj të vitit 2021, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi kthimin në burg të 43-vjeçarit, për të vuajtur dënimin e mbetur prej 6 vitesh, për vrasje.

Genc Tafili është dënuar nga Gjykata e Lartë në vitin 2002, me 25 vjet burgim. Por pasi kishte vuajtur një pjesë të dënimit, Gjykata e Rrethit Krujë, në vitin 2017 vendosi ta lirojë me kusht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?