I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 41-vjeçari në Durrës
Aktualitet E Mërkurë, 24 Mars 2021 10:08
Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit.
Adrian Kacmoli, banues në Durrës ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias në Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.