I dënuar me burg përjetë, vetëvritet në qeli
Një i burgosur në moshën 40-vjeçare me inicialet F.V, banues në Mallakastër, ëshë gjetur i vdekur në qeli në burgun e Peqinit. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, teksa gardianët kanë gjetur të pajetë trupin e 40-vjeçarit. Nga dyshimet mendohet se ai ka varur veten, ndërsa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm. ”Rreth orës 14:00, në ambjentet e IEVP Peqin, shtetasi F.V., 40 vjeç, banues në Mallakastër, dyshohet se ka varur veten, i cili ka qënë i dënur me burgim të përjetshëm”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.