I dënuar në Zvicër për drogë, prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi konfiskimin e pasurisë prej 13.5 milionë lekëve të rinj qw ndodhen në llogari bankare të Elidon Bojkos.

Bojko është dënuar në Zvicër për trafik lëndësh narkotike. Sipas prokurorisë, Bojko gjatë ushtrimit të aktivitetit kriminal në Zvicër, ka sjellë në Shqipëri shuma të mëdha frangash, të cilat janë depozituar në llogari bankare në emër të tij apo familjarëve të tij.

Sipas vendimit të datës 19 shtator 2002 i Gjykatës Cheux-de-Fonds Zvicër, Elidon Bojko është arrestuar në datën 13 janar 2002 nga policia zvicerane me 34.2 gram heroinë. Në vendim thuhet se Bojko është dënuar dhe në vitin 1997, edhe për shkelje më të vogla se në vendim.

Sipas prokurorisë, Elidon Bojko dhe Aleksandër Bojko, janë subjekt i hetimit pasuror, dhe pasi janë kryer verifikimet e duhura hetimore paraprake dhe ndaj familjarëve të tyre, janë identifikuar pasuritë, të cilat nuk justifikoheshin nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale e ushtruar nga këta shtetas.

Nga dosja hetimore dhe në vendimin gjyqësor të i Gjykatës Cheux-de-Fonds në Zvicër rezulton se Elidon Bojko përveç sasive të lëndëve narkotike të sekuestruara rezulton se ka dërguar në Shqipëri për periudhën që nga gushti 2001 deri në dhjetor 2001 sasinë prej 134.000 franga zvicerane.

SHKARKO APP