I dënuar për drogë, pranga 36-vjeçarit në Durrës
Aktualitet E Enjte, 30 Shtator 2021 17:49
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas në kërkim i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”.
I arrestuari është shtetasi R.Gj., 36 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

