I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 46-vjeçari me dy emra

Arrestohet në Durrës një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Në prangat e policisë ra Ermal Daci 46-vjeç i cili njihej edhe si Alberto Daci. Gjykata e Apelit në Napoli Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”:, ” Rrëmbim personi” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”.

Gjykata e Napolit në Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg. Specialistët e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës gjatë kontrolllit të dokumentacionit të pasagjerëve në hyrje në Portin e Durrësit kanë konstatuar dhe kapur një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit: Ermal (Alberto) Daci 46 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata e Apelit në Napoli Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”:, ” Rrëmbim personi” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, parashikuar në nenet 61, 110 të Kodit Penal Italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?