I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 46-vjeçari nga Fieri

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi rezulton i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

Mësohet se në pranga ka rënë Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, të Fieri.

Sipas policisë, 46-vjeçari  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë po vijojnë proceduart për ekstradimin e tij drejtë Italisë.

Njoftimi i policisë:

Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një shtetas shqiptar, i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

Operacioni u zhvillua gjatë natës, në fshatin Radostinë Vadhizë, ku falë një pune të mirëorganizuar hetimore dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

SHKARKO APP