I dënuar për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari në Durrës, do të ekstradohet në Itali

44- vjeçari Nardi Hoxha i dënuar nga Gjykata italiane e Triestes me 5.3 vite burg për trafik droge është arrestuar në Durrës.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar dhe tashmë me arrestimin në Shqipëri ai do të ekstradohet në Itali do të vuajë dënimin.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejtë Italisë, 44-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në ndërkombëtar Nardi Hoxha, 44 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali e ka dënuar me 5 vite e 3 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

SHKARKO APP