I dënuar për trafik droge/ Arrestohet në Tiranë 44-vjeçari i rrezikshëm me 4 emra
Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar me katër emra, të dënuar jashtë dhe brenda vendit, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Sipas uniformave blu, i arrestuari është shtetasi në kërkim Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”-thuhet në njoftimin e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

