I dënuar për vrasje, ekstradohet nga Anglia fieraku

Ekstradohet nga Anglia një shtetas shqiptar 49 vjacar i lindur në Fier. Ai është Shpëtim Bushaj i dënuar në Shqipëri me 20 vjet burg për vrasje.

Ja njoftimi i plotë i Ministrisë së Brendëshme

Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 20 vite burg, për veprat penale “Vrasje me dashje“ dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278 të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Shpëtim Bushaj, vjeç 49, lindur në Fier.
Shtetasi Shpëtim Bushaj është shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim nr. 109, datë 14.03.2001, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg, për veprat penale “Vrasje me dashje“ dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 13.03.1998 rreth orës 23:00 në qytetin e Patosit, Fier shtetasi Shpëtim Bushaj ka vrarë për motive të dobëta me armë zjarri ( automatik) shtetasin G.M. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchesterin/ Mbretëri e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?