I dënuari me 10 vjet burg në Shqipëri, ndërmarrje në Itali

Një shqiptar i dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës, u arrestua nga karabinierët e Romanos në Lombardi.

25-vjeçari shqiptar akuzohej për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, raporton Ora News.

Ai u kap nga karabinierët pasditen e 6 majit, ndërsa ndodhej në zyrat e ndërmarrjes së tij, shkruan faqja italiane online “Bergamo Sera”.

Për të, ekzistonte një mandat arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Apelit të Tiranës në Shqipëri.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.

SHKARKO APP