I dënuari në burgun e Drenovës vdes në spital
Një i dënuar i cili vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.
Viktima është Edmond Jonuzi, rreth 41-vjeç.
Kanë qenë gardianët që kanë konstatuar gjendjen jo të mirë shëndetësore të tij, ku i dënuari nxirrte shkumë nga goja.
Nga burgu është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës por ka ndërruar jetë në spital.
Shkaqet janë ende të paqarta, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrethanave.
Jonuzi ishte dënuar me 12 vite burgim për plagosje të rëndë me dashje, ndërsa i kishin mbetur edhe 4 vite burg për të kryer.