I dënuari për vjedhje tentoi të vriste nënën, policia parandalon krimin në Tiranë

Një ngjarje e rëndë mund të shënohej brenda në një familje në Tiranë por është parandaluar në kohë dhe një person është arrestuar dhe është sekuestruar një armë zjarri automatik.

Policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e shtetasit Klodjan Peza, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ai ka pasur një konflikt në familje me nënën e tij, ndërkohë që policia ka ndërhyrë në momentin e duhur duke parandaluar ngjarjen e rëndë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi ju gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik me dy krëhëra.

SHKARKO APP