I dënuari për vrasje var veten me çarçaf, në spitalin e burgut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga burgjet e kryeqytetit.

Një i burgosur i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

I burgosuri Ajet Sulkaj, 39 vjeç, nga Berati ndodhej në spitalin e burgut, kur i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarur me një çarçaf.

Mësohet se 39-vjeçari ishte shtruar në spitalin e burgut për disa probleme shëndetësore. Sulkaj ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasje.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës për shkak të depresionit. Sipas burimeve policore, ai e kishte tentuar vetëvrasjen katër herë në të shkuarën.

SHKARKO APP