Përleshje mes të dënuarve në burgun e Peqinit. Merren peng punonjësit

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit janë përplasur me njëri-tjetrin. Ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ka qëlluar me armë zjarri ndaj gardistëve.

Më pas nën kërcënimin e armës, Mjaçaj ka marrë peng punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë.

Nga kjo ngjarje dy persona kanë mbetur të plagosur.

Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej tyre dhe ndërkohë situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar“, njofton Drejtoria e Burgjeve.

Sokol Mjaçaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata si autor i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë. Ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2015, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.

Ditën e sotme, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dha urdhër që Sokol Mjacaj të transferohej në regjimin “bis 41”.

SHKARKO APP