I dërguan me helikopter në spital, pamjet nga aksidenti i tmerrit në Itali
Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Romës.
Sipas mediave fqinje, ngjarja ka ndodhur në superstradën Cassino-Formia në SanGiorgio a Liri.
Një 38-vjeçar shqiptar ka qenë duke drejtuar motorin tipit “Tmax” kur është përplasur nga një 72-vjeçar që drejtonte një Fiat Panda.
Impakti ka qenë aq i fortë saqë motorri Tmax i shqiptarit dhe makina Fiat Panda e të moshuarit 72 vjeçar janë kthyer në dy grumbuj teneqeje e hekuri. Si pasojë e aksidentit të rëndë 38 vjeçari shqiptar është transportuar në spital në gjendje kritike për jetën.
Po ashtu i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dashur ndërhyrja e një helikopteri për të çuar të dy të plagosurit drejt një prej spitaleve të Romës.

KOHA JONË SONDAZH

