I dërguari i Amerikës në selinë blu, Dervishi: Mbështetje e qartë për Bashën
Analisti Lutfi Dervishi, thotë se i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dha një mbështetje të qartë Lulzim Bashës në garën e tij brenda Partisë Demokratike.
“Ka disa mesazhe vizita e Escobar. Duhet lexuar se kë takon, kë nuk takon, rendi i takimeve. Kjo ishte një mbështetje e qartë për zotin Basha sepse ishte i pari në listën e takimeve. Vetë kohëzgjatja e bisedës tregon diçka. Tema e bisedës ishte goxha e gjerë, jo vetëm për zhvillimet brenda PD”,-tha në ”A2cnn”.
Ndër të tjera, i dërguari i Amerikës konfirmoi në vizitën e tij sot në Tiranë angazhimin e pa lëkundur të Uashingtonit për të luftuar korrupsionin, përfshirë edhe sanksionet, por nënvizoi se ajo duhet të jetë e dyanshme, me rezultate konkrete edhe nga institucionet shqiptare.