I dërguari i posaçëm i SHBA takim me Ramën e Bashën javën e ardhshme

Gabiel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, pritet të vizitojë kryeqytetin shqiptar gjatë javës. Tirana zyrtare ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për agjendën, por pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me Kryeministrin Rama dhe me kreun demokrat, Lulzim Basha.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikane e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes non grata nga SHBA të Sali Berishës, demokratet përfshirë në një debat të brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?