I dha një dozë “mall” dikujt në këmbim të parave, shqiptari e pëson keq

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi dyshohet për trafik kokaine.

Sipas mediave italiane, shqiptari është identifikuar si shtetasi M.L., 26-vjeç, banues në Ravenna.

I riu ishte nën vëzhgimin e policisë, pasi disa kohë më parë ishte vërejtur duke i dhënë një dozë droge një të droguari në këmbim të disa parave.

Pas kontrollit shqiptarit iu gjetën dhe sekuestruan 6 doza kokainë, materiale për paketimin e saj, tre telefona celularë dhe mbi një mijë euro para cash.

Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të gjykatës Ravenna, pas vlefshmërisë së arrestimit, dënoi shqiptarin M.L., me tetë muaj burg dhe dëbim e tij nga shteti italian.

SHKARKO APP