I djathtë, pa lidhje me tranzicionin dhe me bekim amerikan. A është Princ Leka një kandidat për President?

Një kandidat jo nga e majta thotë Edi Rama, i pakontestuar nga e djathta, por edhe i parapëlqyer nga ndërkombëtarët. Kush emër i plotëson këto kushte që PS-ja ka për Presidentin e ri?

“Top Channel” në një analizë të fundit, thotë se e ka një emër. Më 4 korrik 2021, ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, sot ambasador i SHBA-së në Londër, Philip Ricker, trazoi politikën shqiptare. Reeker vizitoi kryeministrin Rama, ish- kryedemokratin Basha dhe Princ Leka Zogu. Fotot e takimit të Ricker me princin u shpërndanë rrufeshëm.

Kjo për arsye se ishte hera e parë që një zyrtar i lartë amerikan publikisht takohej me trashëgimtarin e ish-mbretërisë shqiptare, i shkolluar në Angli në akademinë mbretësore Royal Military Academy, Sandhurst, me nota të shkëlqyera.

Pas 25 marsit, Leka Zogu mbushi 40-vjeç dhe filloi të jetë super aktiv në rrjetet sociale. Si një student i shkëlqyer i Londrës dhe në moshë kushtetuese për tu bërë president, një figurë e pastër dhe e papërlyer me të shkuarën e tranzicionit shqiptar, i a plotëson të gjitha kushtet për të qenë i pari i vendit, pa interesa politike, ose një mbret me kurorë presidenciale Princ Leka?

SHKARKO APP