I djegin makinën administratorit të OSHEE, Çela

Mëngjesin e sotëm automjeti i Adrian Çelës, administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është gjetur i djegur në garazh.

Sipas policisë ngjarja ndodhi pak pas mesnate në lagjen Nr.1 të Durrësit.

Nga flakët makina tip “Range Rover” është shkrumbuar plotësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve, duke mos rrezikuar makinat e tjera që ndodheshin aty pranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrvënies.Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë e ndonjë zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?