I dogjën makinat, kryetarja e PD: Sulm politik, kam frikë për jetën

Pas djegies së dy makinave mbrëmë në Ulëz në pronësi të kryetares së Partisë Demokratike, Gjelina Kalthi, ka ardhur menjëherë edhe reagimi i kësaj të fundit.

Kryetarja e PD-së shprehet se ditën e djeshme ka qenë në mbledhje të kryesisë së PD-së së bashku me bashkëshortin e saj.

Kryetarja e PD-së në Ulëz e cilësoi ngjarjen si sulm politik, ku shtoi se pas kësaj ngjarjeje, ajo dhe familja e saj ndihen të rrezikuar për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pasi mbaruam mbledhjen u nisem drejt Ulzës në njësinë administrative Baz pa arrit në Ulëz po bashkësinë e Matit jam ndalur me bashkëshortin dhe kemi darkuar te një kushëri i imi rreth orës 12 të natës kemi shkuar në shtëpi në Ulëz dhe para pallatit parkuam makinat si gjithmonë. Aty na bëri përshtypje që para pallatit nuk kishte asnjë makine të parkuar. Kjo na bën të mendojmë që është një skenar përgatitur politikisht dhe ndihemi të rrezikuar për jetën”,- tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?