I dogjën makinën në pragun e shtëpisë policit të antiterrorit, zbulohet pista kryesore e hetimeve, edhe gruaja punonte…
Faxweb.al raporton detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një punonjësi të Policisë, Rexhep Xhepit, në seksionin e antiterrorit iu dogj mjeti që kishte parkuar në derën e banesës së tij.
Mësohet se për ngjarjen është bërë shoqërimi i disa personave të dyshuar, ndërkohë që burimet saktësojnë që po hetohet mbi dosjet që ka pasir në ngarkim Xhepi. Të gjitha pistat e deritanishme të
Policia ka marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes ndërkohë po kqyren kamerat në të gjitha hyrjet e daljet në qytet si dhe të bizneseve pranë banesës së tij. Petrit Xhepi dhe bashkëshortja e tij janë oficerë policie, të dy punonjnë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan.
Në ndihmë të zbardhjes së hetimit janë oficerë të specializuar të antiterrorit dhe krimeve ndërkohë që pista kryesore mbetet ajo e paralajmërimit për shkak të detyrës që dy bashkëshortët mbajnë në polici.
Burimet thanë mëngjesin e sotëm, se pranë shtëpisë së Xhepit është pikasur duke lëvizur një person me kapuç, por mbetet për t’u konfirmuar nëse është autori i mundshëm i djegies së mjetit.