I dolën përgjimet, me kë po flet në telefon deputeti?

Jurgis Çyrbja është një nga deputetët e PS-së, i akuzuar vazhdimisht edhe nga opozita për lidhjet e tij me Gilmando Danin, një prej të dyshuarve si anëtar i grupit kriminal që sipas prokurorisë drejtohet nga Emiljano Shullazi.

Në media u raportua se mes Danit dhe deputetit socialist, ish-zyrtari i lartë i Hipotekës në Durrës ka përgjime se kanë komunikuar mes tyre në telefon.

Ai vazhdon të frekuentojë i qetë seancat parlamentare, Çyrbja shihet duke komunikuar në celular nga karrigia e deputetit në Parlament, duke thyer kështu edhe Kodin Etik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet me kë komunikon deputeti socialist, i cili shihet teksa vë dorën para gojës, për të mos u kuptuar as nga kolegu pranë tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?