I doli emri në përgjimet e ‘Bild’, reagon kandidati i Ramës për Shijakun

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, emri i të cilit doli përgjimet e publikuara këtë të mërkurë në të përditshmen gjermane ‘Bild’, deklaroi për A2 CNN:

“I kam dëgjuar nga mediat përgjimet. Une jam kryetar i Partisë Socialiste (Shijak) dhe si i tillë, kam komunikim në telefon me çdo qytetar të Shijakut”.

“Kryetari i Partisë nuk ka asnjë akses në asnjë institucion. Bën detyrën administrative të partisë. Aq më pak që në kohën për të cilën flitet, unë nuk kam qenë as në marrëdhënie pune. Kam dy vite e gjysmë pa punë”, shtoi Arbana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Momentalisht Arbana është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut dhe ka nisur fushatën zgjedhore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?