I drejtoi armën policëve/ Gjykata e Vlorës lë në burg Endrit Sadedinin

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Endrit Sadedinin, i arrestuar disa ditë më parë nga Policia e Vlorës.

Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Alba Ngresi, e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria e Vlorës.

38-vjeçari u arrestuar në lagjen “Pavarësia”, pranë Lungomares. Ai u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Danger” dhe pas një kontrolli fizik iu gjet një pistoletë me karikator dhe municion luftarak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Endrit Sadedini nuk është emër i panjohur për Policinë e Vlorës. 38-vjeçari i ka shpëtuar dy herë atentateve që dyshohet se i janë bërë për shkak të konflikteve për pazare droge.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?