”I dridhej zëri”, Papa lutet për Ukrainën dhe loton

Këtë të enjte, Papa Françesku është prekur teksa po lutej për ”Virgjëresha e Papërlyer”. Ai u prek teksa përmendi Ukrainën. Zëri i Papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda ndërsa koka i dridhej. Ai nisi sërish lutjen pas atij çasti, por zëri i tij nuk ishte më i njëjtë.

SHKARKO APP