I dyshuar për masakrën e Peshkëpisë, Fredi Beleri bën deklarata nga Bularati

Krahas të afërmve pjesë e ceremonisë së përvjetorit të neutralizimit të Kostas Katsifas teksa qëllonte me armë ndaj policisë po marrin pjesë edhe personazhe kontroverse të akuzuar për krime ndaj Shqipërisë.

Fredi Beleri, aktualisht kreu i Omonias, i akuzuar bashkë me Babis Karathanon si pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë, u shpreh se policia shqiptare i ka trembur grekët në kufi duke mos i lënë të futen.

“Ne nuk dimë ende pse u vra Kostandini”, u shpreh Beleri në greqisht, përcjell për abcnews.al gazetari Orges Sako.

Prokuroria e Krimeve të Rënda rihapi dosjen e masakrës së Peshkëpisë duke e marrë Belerin në pyetje në lidhje me të.

Në prill të vitit 1994 një komando terroristësh grekë hynë brenda kufirit shqiptar duke marrë peng për disa orë një repartin ushtarak të Peshkëpisë. Gjatë pengmarrjes u vranë një oficer dhe një ushtar.

Prokuroria dyshon se pjesë e këtij grupi ishin edhe Babis Karathano dhe Fredi Beleri.

SHKARKO APP