I dyshuar për plagosjen e Erion Hasanbelliut, arrestohet Kasandër Noga në Vjenë

Kasandër Noga është arrestuar në Vjenë ditën e djeshme pasi akuzohet për plagosjen e Erion Hasanbelliut në Bruksel mbrëmjen e së shtunës.

Sipas autoriteteve belge, 45-vjeçari qëlloi disa herë Hasanbelliun më 11 qershor në një rrugë të hapur të Brukselit, e më pas u larguan nga vendngjarja. Policia belge e shpalli në kërkim në të gjithë Evropën.

Pas hetimeve dhe vëzhgimeve intensive, hetuesit arritën të arrestojnë autorin e dyshuar para një pallati në lagjen Donaustadt në Vjenë rreth orës 09:15 të së hënës. Në momentin e arrestit shtetasi shqiptar është habitur dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?